Rusi-Japoni, liderët takohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së ishujve

2019-01-23 11:14:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri japonez Shinzo Abe u takuan të martën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes që ka zgjatur për disa dekada mbi sovranitetin e katër ishujve të Paqësorit.

Liderët e dy vendeve u shprehën se, pavarësisht sfidave të shumta, negociatat do të vazhdojnë.

Ish-Bashkimi Sovjetik mori kontrollin mbi katër ishujt në skajin e vet jugor gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Japonia thekson të drejtat e saj territoriale mbi këta ishuj. Kjo mosmarrëveshje i ka penguar të dy vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje.

Pas takimit me kreun e qeverisë japoneze Shinzo Abe, presidenti rus Vladmir Putin theksoi se çdo mënyrë zgjidhjeje duhet të ketë mbështetjen e publikut.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore