Irani: Ndalimi nga Gjermania ndaj kompanisë ajrore "Mahan Air" është i papranueshëm

2019-01-23 11:09:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Iranit e quajti të martën si të papranueshëm vendimin e Gjermanisë për të ndaluar avionët e kompanisë ajrore iraniane "Mahan Air" të nisen ose të ulen në territorin gjerman.

Sipas deklaratës, ky ndalim i Gjermanisë ndaj kompanisë iraniane "Mahan Air" është i bazuar në informacione të rreme, të ofruara nga ata që nuk i duan marrëdhëniet e mira midis Gjermanisë dhe Iranit. "Mahan Air" ka një histori të mirë funksionimi, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Irani shpreson që pala gjermane ta rivlerësojë vendimin e saj për ndalimin e fluturimeve të kësaj kompanie.

Qeveria gjermane ndaloi të hënën avionët e kompanisë "Mahan Air" të Iranit të nisen nga territori i Gjermanisë ose të ulen në këtë territor, "për shkaqe sigurie". Por opinioni publik gjerman mendon se ky vendim është marrë nën trysninë e ShBA-së.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha të hënën se Irani "përkrah terrorizmin" dhe zhvillon veprime spiunazhi në Gjermani. Ai u shpreh se ky ndalim ndaj kompanisë "Mahan Air" është politika e duhur, por theksoi se kjo nuk do të thotë që Gjermania e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj marrëveshjes së gjithanshme bërthamore të Iranit. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore