Rusi, ndalohet një udhëtar që tentoi të rrëmbente aeroplanin

2019-01-23 10:40:29 CRI Komenti juaj Printoni

Policia ruse ka ndaluar një udhëtar të dehur, që kërcënoi ekuipazhin e një aeroplani që po shkonte nga qyteti Surgut i Siberisë për në Moskë.

Hetuesit njoftuan që personi i tha ekuipazhit se ishte i armatosur dhe kërkoi që aeroplani të ndryshonte itinerarin e udhëtimit.

Aeroplani më vonë bëri ulje në një qytet 200 km larg Surgutit.

Askush nuk u dëmtua gjatë këtij incidenti.

Personi është identifikuar si një banor i Surgutit, që ka qenë i dënuar më parë për dëmtim të pasurisë. Këtë herë ai do të përballet me akuzën për rrëmbim avioni. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore