Klaus Schwab-i bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

2019-01-23 10:35:17 CRI Komenti juaj Printoni

Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab u ka bërë thirrje liderëve të botës të forcojnë bashkëpunimin global në kuadër të strukturës së tanishme ekonomike.

Ai tha që Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në qeverisjen globale brenda sistemit të ri të globalizimit:

Foto: Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab

 

"Kina është tani në frontin e parë të inovacionit dhe procesit teknologjik. Mendoj se Kina do të marrë udhëheqjen edhe në inteligjencën artificiale dhe automjetet me vetëdrejtim. Pra, Kina mund të japë kontribut në bazë të përvojës së vet. Por Kina gjithashtu duhet të kontribuojë, sepse ajo luan një rol kryesor në botë."

Z. Schwab shtoi se ekonomia botërore po përballet me sfida në disa drejtime, përfshirë mungesën e bashkëpunimit global dhe sulmet kibernetike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore