Franca gjobit me 50 milionë euro "Google"-in

2019-01-23 10:29:43 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe i Lirive i Francës njoftoi të martën se, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes së privatësisë së të dhënave nga "Google", Franca do të vendosë një gjobë prej 50 milionë eurosh ndaj gjigantit amerikan të teknologjisë. Kjo është gjoba e parë e bazuar në Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së, e cila hyri në fuqi vjet.

Në maj të vitit 2018, dy organizata jofitimprurëse të privatësisë dhe të drejtave digjitale u ankuan në Komisionin Kombëtar të Informatikës dhe të Lirive se "Google" ndjek politikën e "pranimit të detyrueshëm" për trajtimin e të dhënave personale të përdoruesve, që përfshinte një numër të madh përdoruesish. Ky informacion mund të përdoret për qëllime komerciale pa njohurinë e përdoruesit. Komisioni menjëherë ngriti një ekip të posaçëm për ta hetuar këtë.

Mbështetur në dispozitat përkatëse të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, ky ekip i posaçëm beson se "Google"-i ka probleme të tilla, si mungesa e transparencës në trajtimin e të dhënave personale të përdoruesit dhe mosinformimi i qartë i përdoruesit se baza për të qenë objekt i reklamimit është pranimi nga ana e tij.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore