"China UnionPay" zgjeron shërbimet në 174 vende dhe rajone

2019-01-23 10:26:53 CRI Komenti juaj Printoni

Gjigandi kinez i pagesave me kartë "China UnionPay" i ka zgjeruar shërbimet e veta në 174 vende dhe rajone deri në fund të vitit të kaluar.

Kompania bëri të ditur se shërbimet e saj të pagesave të lëvizshme mund të përdoren edhe në 46 vende e rajone.

"China UnionPay" vendosi rekord historik në fushën e transaksioneve në internet vitin e kaluar, me një vëllim 120 trilionë juanë, ose 17.7 trilionë dollarë amerikanë, duke u rritur 28 % në krahasim me vitin 2017.

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz në Kinë po paguajnë me smartfonat e tyre, ofruesi i shërbimeve financiare me bazë në Shangai ka nxitur shërbimet e pagesave të lëvizshme nëpërmjet aplikacionit të vet, për të konkurruar me "Alipay"-in dhe "WeChat"-in. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore