Kryediplomati i ShBA-së për çështjet europiane dhe euroaziatike jep dorëheqjen

2019-01-23 10:24:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike njoftohet se do të largohet nga detyra në mes të shkurtit.

Në letrën e tij të dorëheqjes të paraqitur këtë muaj, A. Wess Mitchell thotë se e bën një gjë të tillë për arsye personale. Ai mohoi se dorëheqja e tij ishte në shenjë proteste kundër politikave të administratës së presidentit Trump.

Mitchell e mori detyrën si ndihmëssekretar i Shtetit në tetor të vitit 2017. Dorëheqja e tij bëhet në kushtet e marrëdhënieve të paqëndrueshme mes ShBA-së dhe disa vendeve të mëdhe europiane. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore