Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë nënshkruajnë traktatin e ri përballë "Brexit"-it

2019-01-23 10:22:09 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë kanë nënshkruar një traktat të ri për të rinovuar marrëveshjen e pajtimit të pasluftës të vitit 1963.

Ata synojnë të përtërijnë boshtin kryesor të Bashkimit Europian, ndërsa nacionalizmi euroskeptik në rritje e ka vënë në provë kohezionin e bllokut.

Udhëqësit synojnë që Traktati i Ahenit prej 16 faqesh të përditësojë Traktatin e Elizesë të pajtimit pas luftës.

Përditësimi mund t'i japë shtysë unitetit evropian që është lëkundur nga "Brexit"-i, emigracioni dhe kriza e Eurozonës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se e nënshkroi traktatin në emër të qeverisë gjermane për t'iu përkushtuar atij "me të gjitha forcat dhe me gjithë zemër".

Presidenti francez Emmanuel Macron tha nga ana e tij se të dy vendet duhet të bashkohen kundër sfidave të botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore