Zyrtarët: Kina ende ka epërsi për sa i përket demografisë

2019-01-22 11:38:37 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze janë shprehur se vendi ende ka epërsi demografike dhe se nuk ka nevojë të vihet theksi së tepërmi te ulja e ritmeve të rritjes së popullsisë dhe e përqindjes së lindshmërisë.

Të dhënat e fundit tregojnë popullsia në pjesën kontinentale të Kinës ishte diçka më pak se 1.4 miliardë vitin e kaluar, me një rritje 5.3 milionë krahasuar me vitin 2017.

Numri i lindjeve vjet ishte 15 milionë, duke shënuar nivelin më të ulët të lindshmërisë në disa dekadat e fundit.

Megjithatë, zyrtarët janë shprehur se zgjerimi i qëndrueshëm ekonomik afatmesëm dhe afatgjatë i Kinës mund të sigurojë që vendi të ketë ende një forcë pune të mjaftueshme dhe një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së saj.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore