Xi Jinping-u thekson parandalimin e rreziqeve të mëdha

2019-01-22 11:35:58 CRI Komenti juaj Printoni

Në një seminar të Shkollës së Partisë të PKK-së që nisi ditën e hënë, ku marrin pjesë kryesisht kuadrot e partisë në rang province dhe ministrie, u zhvilluan diskutime rreth temës së uljes së rreziqeve të mëdha. Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së, kryetar i shtetit i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mbajti një fjalim, duke theksuar rëndësinë e njohjes së drejtë të ndryshimeve të jashtme dhe të sfidave të reja përballë reformës e zhvillimit të Kinës. Sipas z. Xi Jinping, parandalimi dhe zgjidhja e rreziqeve të mëdha është në favor të zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të Kinës.

Xi Jinping-u vuri në dukje se tani gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze është e mirë, por mjedisi ndërkombëtar dhe kushtet e brendshme kombëtare me të cilat përballet zhvillimi ekonomik, janë në ndryshim e sipër. Kështu, procesi i nxitjes së reformës strukturore në fushën e ofertës do të hasë pashmangshëm në vështirësi dhe sfida.

Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së tha që është e rëndësishme të ruhet fokusi strategjik, për të nxitur zhvillimin e ekonomisë në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër, duhet të ekzistojë përgatitja për problemet e mundshme dhe të bëhen studime specifike për çështjet, që të përballohen rreziqet e mëdha potenciale në fushën ekonomike. Organet e pushtetit të të gjitha rajoneve të Kinës duhet të marrin masa të efektshme, që të ruajnë qëndrueshmërinë e punësimit, të sektorit financiar, të tregtisë së jashtme, të kapitaleve të huaja, të investimeve dhe të punëve të parashikuara, që ekonomia të zhvillohet në një sferë të arsyeshme.

 

Z. Xi e vuri theksin edhe te çështjet që kanë të bëjë me interesat e popullit, si punësimi, arsimi, sigurimet shoqërore, shërbimi mjekësor, siguria ushqimore, siguria në punë, rendi shoqëror, tregu i pasurive të paluajtshme etj., në mënyrë që njerëzit të ndihen të lumtur dhe të sigurt.

Ai shtoi se duhet të forcohet mbrojtja e interesave të Kinës jashtë vendit, si p. sh. e projekteve, shtetasve dhe institucioneve kineze në vende të huaja, dhe të përmirësohet sistemi i sigurisë në kuadër të "Një brez, një rrugë", që të ruhen me vendosmëri sovraniteti, siguria e interesat kombëtare dhe të krijohet një mjedis i favorshëm i jashtëm për reformën e zhvillimin e Kinës.

"Lufta antikorrupsion vazhdon të ndodhet përballë një gjendjeje të ndërlikuar. Nuk duhet të lëkundet vendosmëria për tolerancë zero dhe nuk duhet të pakësohen përpjekjet kundër korrupsionit. Prandaj duhet të jemi të përgatitur gjithmonë për një luftë afatgjatë dhe të vështirë ndaj korrupsionit," tha Xi Jinping-u.

Mrekulli
Lajmet Kryesore