May: Bisedimet mbi "Brexit"-in do të vazhdojnë

2019-01-22 10:45:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Tereza May tha të hënën se ajo po bën konsultime me disa parti britanike mbi marrëveshjen e "Brexit"-it, që u hodh poshtë nga parlamenti, dhe se bisedimet me BE-në do të vazhdojnë.

May tha në dhomën e ulët të Parlamentit britanik se ajo po bën konsultime me disa parti parlamentare, si Partia Demokratike Unioniste e Irlandës së Veriut, mbi çështjen e kufirit me Irlandën pas zbatimit të marrëveshjes së "Brexit"-it.

May theksoi se ajo nuk mendon që propozimi për shtyrjen e "Brexit"-it do të mbështetet në dhomën e ulët dhe se anulimi i "Brexit"-it është kundër rezultatit të referendumit kombëtar të vitit 2016.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore