FMN-ja parashikon ngadalësim të ekonomisë botërore në vitin 2019

2019-01-22 10:29:07 CRI Komenti juaj Printoni
 

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia botërore do të jetë më e ngadaltë këtë vit, duke përmendur si arsye për këtë mosmarrëveshjet tregtare dhe ndikimin e rritjes së normave të interesit në ShBA.

FMN-ja e ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale në vitin 2019 në 3. 5 %, nga 3.7 % që kishte parashikuar në tetor dhe që ishte rritja në vitin 2018.

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së Christine Lagarde shprehu shqetësimet e saj rreth rreziqeve në rritje.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Lagarde u kërkoi politikëbërësve të trajtojnë dobësitë ekonomike, veçanërisht duke ulur borxhet e larta qeveritare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore