Më shumë turistë kinezë zgjedhin pagesën me celular jashtë Kinës

2019-01-22 10:25:04 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të fundit, pagesa me celular nga turistët kinezë jashtë vendit e ka kaluar për herë të parë pagesën me para në dorë.

Kompania globale e analizës së të dhënave "Nielsen" publikoi një raport, sipas të cilit turistët kinezë jashtë vendit vazhdojnë të preferojnë mënyrën e pagimit me celular.

Përveç ofrimit të shërbimit për turistëve kinezë, metodat e pagesës me celular të ofruara nga operatorët kinezë ndihmojnë edhe biznesin e tregtarëve të huaj.

Raporti vëret se rreth 60 % e tregtarëve të anketuar janë shprehur se numri i blerësve dhe i të ardhurave të tyre janë rritur.

Rezultati i studimit tregon se me shtimin e turistëve kinezë që udhëtojnë në botë, shpenzimet dhe zgjedhjet e tyre janë gjithnjë e më shumë ndikuese. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore