Tenistja kineze Li Na do të përfshihet në Sallën e Famës

2019-01-22 10:24:16 CRI Komenti juaj Printoni

Tenistja legjendare kineze Li Na do të përfshihet në Sallën e Famës Ndërkombëtare të Tenisit.

Li Na është lojtarja e parë aziatike që merr vlerësimin më të lartë të tenisit.

Për shkak të dëmtimeve në gju, Li Na e la sportin në vitin 2014, tetë muaj pas fitores së "Australian Open", duke arritur në vendin e 2-të të renditjes botërore të Shoqatës së Tenisit të Femrave.

Trofeu i parë i saj në "Grand Slam" ishte në "French Open" të vitit 2011, ku ajo mposhti katër lojtare që renditeshin në dhjetëshen më të mirë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore