Kremlini: Nuk do të ketë përparim të shpejtë në bisedimet e paqes me Japoninë

2019-01-22 10:20:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pala ruse është shprehur se nuk pritet përparim i shpejtë në bisedimet me Japoninë mbi traktatin e paqes.

Deklaratat u bënë para takimit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit japonez Shinzo Abe që po viziton Rusinë.

Abe pritet ta shfrytëzojë këtë vizitë për të nxitur bisedimet mbi traktatin e paqes.

Të dyja palët nuk nënshkruan një traktat paqeje pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të pretendimeve që kanë mbi katër ishujt e Paqësorit.

Tokioja ka bërë thirrje për një transferim të ishujve Japonisë së bashku me nënshkrimin e një traktati paqeje. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore