Xi kërkon parandalimin e rreziqeve të mëdha për një ekonomi të shëndetshme e stabilitet shoqëror

2019-01-22 09:37:19 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë të vendit të forcojnë aftësinë e tyre për të identifikuar dhe mënjanuar rreziqet kryesore në ekonomi.

Në fjalën e tij në fillim të një sesioni studimi në Shkollën e Partisë të PKK-së, Xi Jinping-u tha se parandalimi i rreziqeve është çelësi për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm ekonomik dhe stabilitetin shoqëror.

Një grup zyrtarësh të lartë në nivel province dhe ministrish po marrin pjesë në mbledhjen e parë të madhe të këtij viti në Shkollën e Partisë të PKK-së, për të debatuar se si filozofia e Partisë duhet të përfshihet në programet qeveritare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore