BE-ja, në pritje të një plani të ri të Londrës për "Brexit"-in

2019-01-22 09:30:28 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet e Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar një rishikim të projektmarrëveshjes për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

Përfaqësuesit e tyre janë në pritje të detajeve të planit të Theresa May-it për të kapërcyer ngërçin e "Brexit"-it.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha:

"Po presim se çfarë do të dëgjojmë nga Londra sot. Ka ardhur koha. E dimë atë që nuk duan në Londër, tani duhet më në fund të dimë se çfarë duan në Londër dhe për çfarë do të ketë një shumicë në parlament. Kështu ne mund të ulemi me kolegët nga Londra për të diskutuar se si të parandalojmë një 'Brexit' të fortë, një 'Brexit' pa marrëveshje."

Ministrat e jashtëm të BE-së gjithashtu theksuan se ata kanë nevojë për një arsye shumë bindëse për të shtyrë datën e largimit të Britanisë, që është 29 marsi.

Disa prej tyre thanë se rishqyrtimi i projektmarrëveshjes së "Brexit"-it ishte diçka e pamundur. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore