Kina i kërkon Kanadasë të lirojë menjëherë CFO-në e "Huawei"-t

2019-01-22 20:13:52 CRI Komenti juaj Printoni

Njoftohet se ShBA-ja e njoftoi Kanadanë se do të paraqitë zyrtarisht kërkesën për ekstradimin i kryezyrtares financiare (CFO) të "Huawei"-t, Meng Wanzhou.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se pala kineze e nxit palën kanadeze të lirojë menjëherë zonjën Meng Wanzhou dhe të garantojë në mënyrë konkrete të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme. Njëkohësisht, Kina e nxit palën amerikane të korrigjojë menjëherë gabimin e vet, të heqë urdhrin e arrestit ndaj znj. Meng dhe të mos i paraqitë palës kanadeze kërkesën e ekstradimit.

Në një konferencë shtypi të martën në Pekin, Hua Chunying iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se pala kineze ka shprehur më se një herë qëndrimin serioz lidhur me këtë çështje. Çdo njeri me aftësi normale gjykimi mund ta kuptojë se ngjarja me Meng Wanzhou-n nuk është një akt i thjeshtë juridik dhe abuzimi nga pala kanadeze i marrëveshjes së ekstradimit dypalësh me ShBA-në ka shkelur rëndë sigurinë dhe të drejtat e ligjshme të shtetases kineze. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore