Kina do të hapë më tej tregun për investimet e huaja

2019-01-22 20:10:45 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini do të hapë më shumë fusha të tregut kinez për funksionimin e pavarur të investimeve të huaja. Njëkohësisht, Kina do të vazhdojë të përsosë edhe mjedisin ligjor të investimeve, që të nxitë më tej konkurrencën e barabartë.

Zëdhënësja e Komisionit Kombëtar të Reformës dhe të Zhvillimit të Kinës Meng Wei tha të martën në një konferencë për shtyp:

"Më pas, Komisioni ynë do të bashkëpunojë me sektorët të tjerë për të zgjeruar më tej hyrjen në tregun kinez. Do të nxitim më tej hapjen e degës së shërbimeve, do të thellojmë hapjen e bujqësisë, të shfrytëzimit të minierave e të manifakturës dhe do të shpejtojmë procesin e hapjes në telekomunikacion, arsim, shëndetësi e kulturë, që të lejojmë funksionimin e pavarur të investimeve të huaja në më shumë fusha."

Zëdhënësja bëri të ditur po ashtu se Kina do të publikojë versionin e rishikuar të "Listës së industrive me investime të huaja" dhe "Listës së industrive me epërsi për investimet e huaja në krahinat qendrore e perëndimore", me qëllim që të forcojë përkrahjen ndaj investimeve të huaja, veçanërisht në krahinat qendrore e perëndimore dhe rajonin verilindor. Kina do të vazhdojë të nxitë projektet e mëdha me investime të huaja e të krijojë më shumë lehtësi për konkretizimin e këtyre projekteve, si edhe do t'i inkurajojë investimet e huaja të marrin pjesë në zhvillimin cilësor të manifakturës së Kinës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore