Pekin, nis kontrolli i fluturimeve në aeroportin Daxing

2019-01-22 20:05:02 CRI Komenti juaj Printoni

Nisi zyrtarisht të martën kontrolli i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar Daxing. Kjo shënon se vepra e ndërtimit të aeroportit të ri të Pekinit do të hyjë së shpejti në fazën e pranimit dhe të dorëzimit.

Në orën 10 e 10 minuta paradite, një aeroplan kontrolli zbriti normalisht në pistën nr.1 perëndimore të aeroportit ndërkombëtar Daxing. Kapiteni ekzekutiv i këtij aeroplani, Wei Gang, tha:

"Nga të dhënat e këtij fluturimi të parë kontrolli del se pajisjet janë shumë të mira. Më poshtë do të vijojmë të kontrollojmë të gjitha pajisjet këtu dhe të analizojmë të dhënat, që të përpiqemi që aeroporti Daxing të vihet në kohë në funksionim."

Kontrolli i fluturimeve është kushti paraprak i funksionimit të një aeroporti të ri dhe gjithashtu është kontrolli i gjithanshëm i ndërtimit të veprës. Kontrolli do të zgjatë për dy muaj dhe do të përfundojë më 15 mars.

Aeroporti ndërkombëtar Daxing është vepra kryesore e Kinës gjatë pesëvjeçarit të 13-të (2016-2020) dhe gjithashtu një projekt kyç i zhvillimit të përbashkët të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. Aeroporti i ri pritet të përurohet më 30 qershor dhe të futet në funksionim para fundit të shtatorit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore