Ekspertët kineze theksojnë reformën strukturore në fushën e ofertës

2019-01-21 11:57:04 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u zhvillua në Pekin Forumi i 5-të i Vitit të Ri i Instituteve të Studimit të Politikave të Kinës "Guoyan". Gjatë këtij forumi studiuesit shkëmbyen mendime, duke nënvizuar që zhvillimi i Kinës gjendet ende në periudhën e mundësive strategjike, kështu që duhet këmbëngulje në reformën strukturore në fushën e ofertës. Ekspertët theksuan gjithashtu konkretizimin e politikave në fusha të ndryshme dhe nxitjen e gjallërisë së mikrosubjekteve, me qëllim për të arritur zhvillimin me cilësi të lartë.

Tema e forumit ishte "Hapja dhe inovacioni - Nxitja e zhvillimit të ekonomisë kineze me cilësi të lartë". Drejtori i Qendrës së Studimit të Zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Li Wei mbajti një fjalim. Ai tha se, qysh nga fillimi i krizës financiare, janë shfaqur probleme si "shkuma" financiare, përkeqësimi i shpërndarjes së të ardhurave, ngadalësimi i rritjes së prodhimtarisë etj., të cilat kanë ulur hovin e rritjes së ekonomisë globale. Njëkohësisht, janë duke marrë formë raundi i ri i Revolucionit Industrial dhe sistemi i ri i qeverisjes globale. Zhvillimi i Kinës gjendet ende në një periudhë mundësie strategjike dhe një gjë e tillë nuk ka ndryshuar, theksoi Li Wei.

"Në rast se Kina do të ushtrojë më së miri përparësitë e saj të regjimit politik, do të thellojë reformën, do t'i përkushtohet zgjidhjes së çështjes strukturore dhe të kontradiktave e problemeve të veta, si edhe do të vazhdojë Reformën e Hapjen, strategjinë e përfitimeve të përbashkëta e bashkëpunimin me vendet e botës dhe do të marrë pjesë aktivisht në formimin e rendit ndërkombëtar dhe në qeverisjen globale, do të arrijë të sjellë burime të pandërprera për zhvillimin e ekonomisë kineze," tha Li Wei.

Ai shtoi se, vitet e fundit, kur ekonomia globale po mundohet të rimëkëmbet, çelësi për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze është te reforma strukturore në fushën e ofertës, e cila duhet vazhduar pa lëkundje në të ardhmen.

Këshilltari i Shtetit dhe ish-zv.drejtori i Zyrës së Këshilltarëve të Shtetit të Kinës Fang Ning nënvizoi që, në raportin e fundit të Bankës Botërore për mjedisin e biznesit, renditja e Kinës është ngritur me 32 vende, duke zënë vendin e 46-të. Ky përparim është rezultat i reformës së Kinës për bashkërendimin midis decentralizimit e kontrollit dhe përmirësimin e shërbimeve të qeverisë qendrore, të cilat e kanë shtuar forcën nxitëse për zhvillimin ekonomik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore