Dy dyqane "të çliruara nga taksat" hapen në provincën Hainan të Kinës

2019-01-21 10:31:51 CRI Komenti juaj Printoni

Dy dyqane "të çliruara nga taksat" ("duty-free") janë hapur në provincën Hainan të Kinës Jugore. Një prej tyre ndodhet në kryeqendrën e provincës Hainan, Haikou, dhe tjetri në Qionghai. Të dy dyqanet mbulojnë 38 kategori produktesh pa doganë, duke përfshirë parfumeri e kozmetikë dhe çanta e valixhe.

Dyqanet vihen në funksionim nga Korporata e Produkteve Pa Doganë e Hainan-it dhe përmbajnë produkte të mbi 200 markave ndërkombëtare, si "Chanel", "Dior" dhe "Gucci". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore