Xi Jinping-u i dërgon mesazh ngushëllimi presidentit meksikan për shpërthimin e naftësjellësit

2019-01-21 10:15:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij meksikan Andres Obrador mbi shpërthimin vdekjeprurës të një naftësjellësi.

Xi shprehu ngushëllime për viktimat dhe simpatinë për familjet të tyre e të plagosurit, duke thënë se Kina është e gatshme për të ofruar ndihmë.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Hidalgo të premten në mbrëmje, kur qindra njerëz u mblodhën për të marrë karburat afër një pike të naftësjellësit ku kishte rrjedhje.

Deri tani 79 persona janë konfirmuar të vdekur. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore