Themeluesi i "Huawei"-t shpreh siguri për shitjen e produkteve

2019-01-21 09:35:55 CRI Komenti juaj Printoni

Themeluesi dhe kryeekzekutivi i kompanisë së telekomunikacionit "Huawei", Ren Zhengfei, tha se ata ruajnë vetëbesimin se shumë vende ende parapëlqejnë produktet e kompanisë së tij, në saje të aftësisë së tyre konkurruese.

 

"Kjo është një konkurrencë, e cila varet plotësisht nga cilësia e produkteve të tua. Po të kesh produkte superiore, s'ke nevojë të shqetësohesh për blerësit, dhe unë nuk jam shqetësuar asnjëherë për këtë," tha kreu i "Huawei"-t.

Ai theksoi gjithashtu se teknologjia e "Huawei"-t është e përshtatshme për vendet e zhvilluara.

"'Huawei' është më i miri në botë në fushat e teknologjisë 5G dhe të mikrovalëve. Vetëm pak kompani në botë po zhvillojnë kërkime në teknologjinë 5G ose atë të mikrovalëve, por 'Huawei' është e vetmja që po bën më të mirën njëherësh në të dy fushat," tha Ren-i.

"Huawei" ka siguruar mbi 25 kontrata biznesi për teknologjinë e vet 5G. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore