Kinë: Forcat speciale të policisë zhvillojnë stërvitje në kushte reale

2019-01-19 13:54:23 CRI Komenti juaj Printoni
Policia speciale e Kinës zhvilloi një stërvitje në kushte reale në qytetin Jinan të provincës Shandong të Kinës Lindore.

Gjatë një ore e gjysmë, mbi 4 mijë e 500 forca speciale nga 17 provinca e rajone zhvilluan stërvitje në terren në 10 disiplina, si qitje me armë, aftësitë e qenve të policisë, përballimi i sulmeve terroriste, trajtimi në terren i krimeve të dhunshme ekstreme etj. Nëpërmjet këtyre shfaqjeve, u demonstrua fuqia e madhe e forcave speciale të policisë kineze dhe vendosmëria e tyre e palëkundur për mbrojtjen e stabilitetit, goditjen e krimit dhe mbrojtjen e sigurisë së popullit dhe të ligjit.

Gjatë 13 vjetëve pas krijimit në vitin 2005, forcat speciale të policisë kineze kanë trajtuar mbi 5600 krime të rënda, kanë ofruar shërbime mbrojtëse për afro 100 mijë veprimtari të mëdha dhe kanë marrë pjesë në mbi 4000 operacione shpëtimi, duke shpëtuar mbi 1.5 milionë civilë.

Tani afro 99 % distrikte kineze kanë ekipe të forcave speciale të policisë. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore