ShBA-ja publikon raportin e vlerësimit për mbrojtjen nga raketat

2019-01-18 17:23:29 CRI Komenti juaj Printoni
Departamenti amerikan i Mbrojtjes publikoi të enjten një raport vlerësimi të mbrojtjes nga raketat, ku ShBA-ja rishikon për herë të parë që pas vitit 2010 politikën e vet të mbrojtjes raketore.

Raporti prej 108 faqesh është shkruar nga Agjencia e Mbrojtjes Raketore e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së. Ai përshkruan kërcënimet e tanishme nga raketat me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, gjendjen e tanishme të kapaciteteve të saj të mbrojtjes nga raketat dhe drejtimin e ardhshëm të studimit dhe zhvillimit të teknologjisë.

Raporti rekomandon të bëhen hulumtime për të përmirësuar sistemet ekzistuese të mbrojtjes me bazë tokësore dhe mundësinë e përdorimit të raketave interceptuese me rreze të shkurtër për të shkatërruar raketat ndërkontinentale, zhvillimin e teknologjisë për përdorimin e dronave me lazer dhe të avionëve luftarakë F-35 për të ndjekur dhe shkatërruar raketat kruiz; si edhe vlerësimin e mundësisë për vendosjen e zbuluesve dhe interceptorëve të raketave në hapësirë

Mrekulli
Lajmet Kryesore