Trump-i anulon pjesëmarrjen e delegacionit të ShBA-së në Davos

2019-01-18 17:19:00 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka anuluar udhëtimin e delegacionit të tij në Forumin Ekonomik Botëror, që do të zhvillohet këtë muaj në Davos të Zvicrës.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti dëshiron që ekipi i tij të mbetet dhe të ndihmojë punonjësit federalë të prekur nga mbyllja e pjesshme e qeverisë.

Njoftimi bëhet një javë pasi Trump-i anuloi udhëtimin e tij të planifikuar për në Davos dhe i kërkoi një delegacioni të SHBA-së të marrë pjesë në forumin vjetor në vend të tij.

Mbyllja e qeverisë filloi muajin e kaluar, për shkak të një ngërçi për buxhetin lidhur me murin në kufirin me Meksikën.

Trump-i dhe demokratët e Kongresit duket se ende nuk janë afër zgjidhjes së mosmarrëveshjes. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore