Numri dy i FMN-së bën thirrje për mbrojtje kundër recesionit të ardhshëm

2019-01-18 17:18:02 CRI Komenti juaj Printoni
Zv.drejtori i Parë Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) David Lipton tha të enjten se tani ekonomia botërore përballet me shumë sfida dhe të gjitha ekonomitë duhet të përgatiten sa më shpejt për raundin e ardhshëm të recesionit ekonomik.

Liptoni tha në një artikull të botuar në uebsajtin e FMN-së se përvoja historike tregon se po kanoset raundi i ardhshëm i recesionit. Ai sugjeroi që ekonomitë e ndryshme të përdorin politikat monetare e fiskale dhe mekanizmat e shumtë rregullatorë të vendosur pas fillimit të krizës financiare për të parandaluar rrezikun e recesionit të ardhshëm.

Përveç kësaj, Liptoni theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së multilateralizimit. Ai tha se institucionet shumëpalëshe kanë luajtur një rol kyç në përgjigjen ndaj krizës dhe në ruajtjen e funksionimit normal të ekonomisë globale, dhe duhet të vazhdojnë të çojnë përpara procesin e reformave në mënyrë efektive dhe të përballen me sfidat.

"Perspektiva ekonomike globale" e publikuar nga Banka Botërore vlerëson se rritja e ekonomisë globale pritet të ngadalësohet në nivelin 2.9 % dhe 2.8 % përkatësisht sivjet dhe vitin e ardhshëm, për shkak të faktorëve të tillë si shtrëngimi i mjedisit financiar global dhe vazhdimi i tensioneve tregtare.(Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore