Qeveria franceze kërkon zëvendësimin e CEO-s së burgosur të "Renault"-it

2019-01-18 10:18:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Financave i Francës Bruno Le Maire (Bruno Lë Mer) ka thënë se qeveria franceze dëshiron që bordi i kompanisë së prodhimit të automjeteve "Renault" të mblidhet për të emëruar pasardhësin e Carlos Ghosn-it.

Foto arkivi

64-vjeçari është arrestuar në Japoni dhe akuzohet për falsifikimin e dokumenteve financiare, me qëllim mosdeklarimin e saktë të të ardhurave të tij, dhe për shkelje të besimit.

Ghosn-i ka drejtuar "Nissan"-in si president për dy dekada dhe ka qenë njëkohësisht president dhe kryezyrtar ekzekutiv i "Renault"-it.

Ai shprehu pafajësinë e tij në gjykatë javën e kaluar, paraqitja e tij e parë publike pas arrestimit.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore