Franca, plan për të përballuar një "'Brexit' të fortë"

2019-01-18 09:51:57 CRI Komenti juaj Printoni

Franca do të fillojë një plan kontigjence për t'u përballuar me një "'Brexit' të fortë", duke përfshirë 50 milionë euro investime për të ndihmuar portet dhe aeroportet.

Kryeministri Edouard Philippe (Eduard Filip) tha se plani do të nisë në ditët e ardhshme:

"Për të përballuar një 'Brexit' pa marrëveshje, kemi vendosur të nisim një plan investimesh prej 50 milionë eurosh në portet dhe aeroportet franceze, të cilat janë pa dyshim zonat më të prekura nga ndryshimet që mund të shkaktohen nga një 'Brexit' i fortë. Ky investim prej 50 milionë eurosh do të niset në disa ditët e ardhshme. Projektet janë gati. Çdo port e aeroport është ngarkuar me përcaktimin e natyrës së punës që kërkohet për t'ua përshtatur masat e tyre këtyre sfidave të reja".

Ai shtoi se qeveria do të shpallë edhe planet për të ndihmuar peshkatarët dhe bizneset në sektorin e peshkimit, që pritet gjithashtu të ndikohen fort nga një largim pa marrëveshje i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore