MJK: Amerikanët duhet ta trajtojnë zhvillimin e Kinës në mënyrë të arsyeshme

2019-01-17 22:56:08 CRI Komenti juaj Printoni
Mësohet se kohët e fundit, në takimin e titullarëve diplomatikë të ShBA-së jashtë vendit, nënpresidenti amerikan Mike Pence ka bërë shumë akuza të pabaza ndaj Kinës, duke thënë se nuk do të anashkalohen veprimet e Kinës që nuk përfillin ligjet dhe rregullat. Lidhur me këto akuza të pabaza, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha:

"Nuk e di nëse ekziston shprehja 'shpifje kombëtare'? Prej njëfarë kohe, pala amerikane fabrikon akuza dhe sulme me fjalë të pabaza ndaj politikave të brendshme dhe të jashtme të Kinës lidhur me borxhet, tregtinë, Detin e Kinës Jugore, rregullat, lirinë fetare etj. Por faktet janë një kundërshtim i fortë i këtyre akuzave, madje edhe shumë personalitete të arsyeshme në ShBA i kanë kritikuar këto veprime të palës amerikane. Sot pasdite kam lexuar një artikull të ish-kryetarit të kompanisë 'Morgan Stanley' për rajonin e Azisë Stephen Roach, në të cilin ai ka vënë në dukje se një sërë akuzash të ShBA-së ndaj Kinës janë të pabaza, prandaj zgjidhja e vetme e arsyeshme është që qeveria amerikane nuk duhet të mbështetet në informacionet e pavërteta. Duke folur për rregullat ndërkombëtare, mendoj se ju të gjithë e keni parë qartë se pala amerikane përdor standarde të dyfishta, domethënë, nëse ato janë në favor të ShBA-së, i përdor, nëse jo, i shpërfill. Prandaj, nga kjo anë, pala amerikane nuk ka aspak të drejtë morale ta akuzojë Kinën."

Hua Chunying-u tha se ky vit shënon 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Të dy palët duhet të hapin dyert e tyre dhe jo të krijojnë barriera. Disa njerëz nuk mund të lejohen të sulmojnë me keqdashje marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe të dëmtojnë themelin shoqëror të këtyre marrëdhënieve.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore