Kina synon ta frenojë terrorizmin që nga rrënjët

2019-01-17 14:47:33 CRI Komenti juaj Printoni
Kohët e fundit, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi një vizitë për intervista në Qendrën e Arsimit dhe Trajnimit Profesional të Kashgarit në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut. Gazetarët nga gjashtë vende përgjatë "Një brez, një rrugë" , Turqia, Egjipti, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Sri-Lanka, patën kontakte të gjera dhe të thella me nxënësit dhe mësuesit.

Praktika e luftës kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit ka dëshmuar se ekstremizmi fetar do të sjellë në mënyrë të pashmangshme dhunën dhe terrorin. Për të shmangur një gjë të tillë, duhet të zhduken themelet ideologjike të terrorizmit.

Xinjiang-u ndjek parimin e ndërthurjes së goditjes kundër krimit me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një nga mënyrat më të rëndësishme për këtë është krijimi i qendrave të edukimit dhe kualifikimit profesional. Në këto qendra shkojnë ata që janë më të prekur nga terrorizmi e ekstremizmi dhe dyshohen për krime, por që nuk ka nevojë të dënohen sipas ligjit ose që mund të përjashtohen nga ndëshkimi, të cilët mund të transformohen përmes mësimit të aftësive profesionale. (Vera) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore