Kina do të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të drithërave

2019-01-17 17:29:34 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u zhvillua në Pekin Mbledhja e Punës për Ushqimet dhe Rezervat Materiale e Kinës. Në këtë mbledhje u shpall se vjet reforma e sistemit të blerjes dhe rezervimit të drithërave e Kinës është thelluar dhe funksionimi i tregut ka qenë i qëndrueshëm. Në vitin 2018 norma e blerjes sipas standardit të tregut të drithërave verore ishte mbi 90 %, e po ashtu edhe përqindja për drithërat e vjeshtës u ngrit. Ndërmarrjet e ndryshme kineze blenë 360 milionë tonë drithëra në mbarë vitin 2018.

Në këtë mbledhje u përcaktuan edhe shtatë detyra të rëndësishme për vitin 2019, ndër të cilat më kryesoret janë zhvillimi i reformës së sistemit të blerjes dhe të rezervimit të drithërave, përshpejtimi i realizimit të ekulibrit mes kërkesës e ofertës dhe sigurimi i drithërave.

Në mbledhje u theksua se sivjet do të nxitet zhvillimi i sektorit të drithërave me cilësi të lartë. Drejtori i Administratës së Ushqimit dhe të Rezervës Strategjike të Kinës Zhang Wufeng tha:

"Duhet të zbatojmë konceptin 'Zhvillim i dritërave me cilësi të lartë' në mbarë procesin. Do t'i nxitim ndërmarrjet e prodhimit të drithërave drejt prodhimit me cilësi të lartë. Do të luajmë gjithashtu plotësisht rolin e kontrollit së cilësisë së drithërave. Në procesin e blerjes duhet t'u kushtojmë rëndësi cilësisë së drithërave. Nëpërmjet shërbimeve pas korrjes do të bëjmë rezervimin e drithërave me cilësi të ndryshme në depo të llojeve të ndryshme, duke ruajtur drithërat me cilësi të lartë në depot më të mira. Do t'u mundësojmë ndërmarrjeve udhëheqëse të luajnë rol kryesor në përpunimin e thellë të drithërave me cilësi të lartë. Nëpërmjet krijimit të markave të drithërave do të orientojmë drejt konsumit të produkteve cilësore të drithërave, që drithërat me cilësi të lartë të kenë shitje të mirë." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore