Investimet e drejtpërdrejta kineze jashtë vendit vjet, 129.8 miliardë dollarë

2019-01-17 16:49:18 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në vitin 2018, me gjithë situatën gjithnjë e më të ndërlikuar dhe të paqëndrueshme ndërkombëtare, investimet kineze në vendet e tjera ruajtën një zhvillim të qëndrueshëm, të rregullt dhe të shëndetshëm. Sipas statistikave nga Ministria e Tregtisë dhe Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor, gjatë vitit 2018, investimet e drejtpërdrejta kineze jashtë vendit ishin 129.83 miliardë dollarë, duke patur një rritje vjetore prej 4.2%.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar investimet e drejtpërdrejta financare të Kinës jashtë vendit ishin 9.33 miliardë dollarë, me një rritje prej 105.1 % krahasuar me vitin 2017, dhe investimet e drejtpërdrejta jofinanciare jashtë vendit ishin 120.5 miliardë dollarë, 0.3% më shumë se në 2017-n. Të ardhurat nga projektet e kontraktuara jashtë vendit ishin 169.04 miliardë dollarë, me një rritje vjetore prej 0.3%. Deri në fund të vitit të kaluar, personeli i llojeve të ndryshme të shërbimit jashtë vendit ishte 977 mijë veta, me një rritje vjetore 17 mijë.

Han Yong, zv.drejtor i Departamentit të Investimeve të Huaja dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, tha se në vitin 2018, struktura e investimeve të Kinës në vendet e tjera vazhdoi të jetë e shumëllojshme:

"Investimet jashtë vendit kryesisht janë bërë në qiradhënie dhe shërbime biznesi, prodhim, shitje me shumicë dhe pakicë, dhe miniera, duke zënë përkatësisht 37 %, 15.6 %, 8.8 % dhe 7.7 %. Investimet e drejtpërdrejta në industrinë tretësore ishin 84.25 miliardë dollarë, me një rritje vjetore prej 3.6% dhe duke zënë 69.9 % të vëllimit të përgjithshëm. Nuk ka pasur projekte të reja në sektorin e pasurive të paluajtshme, sport dhe argëtim."

Vitin e kaluar, ka pasur risi lidhur me investimet e Kinës jashtë vendit. Kompanitë kineze kanë qenë aktive në investimet jashtë vendit e bashkimet dhe përqindja e financimit jashtë vendit ka qenë e lartë. Kompanitë kineze dhe kompanitë nga Britania, Gjermania, Franca, Singapori dhe vende të tjera kanë shfrytëzuar epësitë e tyre krahasuese për të pasur bashkëpunim pragmatik në Azi, Afrikë dhe rajone të tjera. Ndërmarrjet vendore dhe ekonomia private kanë qenë gjithashtu aktive në investimet në vendet e huaja. Ndërtimi i zonave të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ka pasur progres të dukshëm e po ashtu bashkëpunimi për nismën "Një brez, një Rrugë" ka ecur përpara. Han Yong tha:

"Ndërmarrjet kineze kanë bërë investime të drejtpërdrejta jofinanciare prej 15.64 miliardë dollarësh në 56 vende përgjatë 'Një brez, një rrugë', me një rritje vjetore prej 8.9% , duke përbërë 13 % të totalit. "

Përveç kësaj, projektet e kontraktuara të Kinës jashtë vendit kanë nxitur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror vendor dhe kanë krijuar më shumë se 800 mijë vende pune aty.

Mrekulli
Lajmet Kryesore