Pekini: Nuk do të lejojmë ndërhyrje nga jashtë mbi Tajvanin

2019-01-17 10:33:54 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesa kontinentale e Kinës ka theksuar që çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës dhe nuk do të lejohen ndërhyrjet nga jashtë.

Ma Xiaoguang, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit, i bëri këto komente në përgjigje të deklaratave të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Garrett Marquis, se pjesa kontinentale po shtyp ishullin e Tajvanit.

"ShBA-ja nuk duhet të krijojë në mënyrë të papërgjegjshme një mosmarrëveshje mes pjesës kontinentale dhe Tajvanit. Përballë përpjekjeve të Partisë Demokratike Progresive për intensifikimin e armiqësisë mes dy brigjeve të ngushticës, ShBA-ja jo vetëm bën sikur nuk i vëren ato, por vazhdon të dërgojë mesazh të gabuar," tha Ma.

Ma shtoi gjithashtu që pjesa kontinentale është e gatshme për ribashkimin paqësor, por ruan të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar "pavarësinë e Tajvanit".(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore