Lavrovi: Rusia, e alarmuar nga zgjidhja ushtarake e ShBA-së për Venuezuelën

2019-01-17 10:26:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u shpreh se Moska ishte e alarmuar nga deklaratat e ShBA-së mbi mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake për çështjen e Venezuelës. Ai e akuzoi Uashingtonin se mbështet opozitën për të bllokuar bisedimet me qeverinë.

Lavrovi shtoi se trajtimi nga ShBA-ja i çështjes së Venezuelës tregon përpjekjet e palës amerikane për të dëmtuar qeveritë e botës që nuk i pëlqejnë asaj:

"Ne kemi dëgjuar se ShBA-ja tani do të njohë si president të Venezuelës jo Nicolas Maduron, por përfaqësuesin e parlamentit. E gjithë kjo është alarmuese dhe e gjithë kjo tregon se minimi i qeverive që nuk i pëlqejnë ShBA-së, mbetet përparësi e aktivitetit të saj në Amerikën Latine dhe në rajone të tjera."

Presidenti i ShBA-së Donald Trump u shpreh në vitin 2017 se ai nuk e përjashton një "zgjidhje ushtarake" për të përfunduar atë që e quajti kaos ekonomik të Venezuelës, një aleate e ngushtë e Rusisë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore