CEO i "Huawei"-t: Kompania nuk spiunon

2019-01-17 10:00:27 CRI Komenti juaj Printoni

Krijuesi dhe kryezyrtari ekzekutiv i "Huawei"-t ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh, që kanë shoqëruar zgjerimin e kompanisë jashtë vendit.

Në një takim të rrallë me mediat e huaja, Ren Zhengfei tha që "Huawei" kurrë nuk ka spiunuar për qeverinë kineze dhe kurrë nuk do të bëjë këtë.

Ai theksoi që as ai vetë, as "Huawei" kurrë nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga qeveria për "informacion të papërshtatshëm" dhe mohoi njoftimet që subjekte të qeverisë kineze janë aksionarë të "Huawei"-t.

Në të njëjtën kohë, Ren tha se shqetësimet për sigurinë nuk duhet të lejohen që të ndikojnë mbi zhvillimin e teknologjisë globale.

Vajza e Ren-it, Meng Wanzhou, u ndalua muajin e kaluar në Kanada me kërkesën e autoriteteve amerikane, për akuzën që "Huawei" mund të ketë shkelur sanksionet amerikane mbi shitjen e teknologjisë Iranit.

Meng u lirua me kusht dhe po pret në Vankuver për procedurat e mundshme të ekstradimit.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore