Schwab: Pjesëmarrësit në Davos duhet të shikojnë ndërvarësitë e lidhura

2019-01-17 09:55:56 CRI Komenti juaj Printoni

Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në forumin e ardhëm të Davosit që të fokusohen më shumë në ndërlidhshmërinë.

"Ky është samiti shumëpalësh më gjithëpërfshirës në botë. Ne do të mirëpresim 3200 pjesëmarrës, gjysma e të cilëve nga biznesi. Globalizimi është një fakt dhe ai do të rritet, prandaj agjenda globale është bërë shumë kompleks. Çfarë do të bëjmë në Davos nuk është edhe aq shumë të trajtojmë çdo temë individuale, por të shikojmë ndërvarësitë e lidhura."

Ish-presidenti i Forumit Borge Brende u bëri thirrje pjesëmarrësve që të përgatiten për të përballuar një recesion potencial:

"Në Davos, ekonomistët kryesorë, bashkë me biznesmenët dhe përfaqësuesit e qeverive, do të shohin si mund ta ndreqin çatinë kur moti është ende i mirë. Rritja ekonomike globale po ngadalësohet, po ajo përsëri parashikohet të jetë 3.6% - 3.8% këtë vit, që është mjaft thelbësore. Por tani është koha e përshtatshme që të grumbullojmë municionet dhe barutin e nevojshëm, për të luftuar një recesion të mundshëm."

Mbledhja vjetore e Forumit Ekonomik Botëror është planifikuar të zhvillohet nga 22 deri më 25 janar në Davos. Tema e saj do të jetë "Globalizimi 4.0: Formimi i arkitekturës globale në epokën e Revolucionit të 4-të Industrial."

Në këtë mbledhje vjetore do të marrë pjesë edhe zv.presidenti kinez Wang Qishan. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore