Li: Kina do ta mbajë rritjen ekonomike brenda një sferë të arsyeshme

2019-01-17 09:29:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang është shprehur se Kina do të vazhdojë të përtërijë dhe përmirësojë politikat e makrokontrollit për të përballuar pasiguritë e jashtme, dhe do të përpiqet ta mbajë rritjen ekonomike brenda një sfere të arsyeshme.

Li Keqiang-u i bëri këto komente në një simpozium të martën të drejtuar prej tij, ku ai dëgjoi pikëpamjet dhe rekomandimet e bëra nga studiuesit dhe sipërmarrësit mbi një projektraport të punës së qeverisë.

Kryeministri theksoi se Kina do të përshpejtojë transformimin e modelit të saj të zhvillimit, do të thellojë më tej Reformën e Hapjen dhe do të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore