Pekini shpreson se ushtria amerikane do ta trajtojë zhvillimin ushtarak të Kinës në mënyrë objektive

2019-01-17 09:25:31 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha të mërkurën në një konferencë të rregullt për shtyp se raporti i ShBA-së për ndikimin e zgjerimit global të Kinës ndaj mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara shpërfill faktet e spekulon me realitetin dhe Kina e kundërshton atë në mënyrë të vendosur.

Sipas njoftimeve, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e ShBA-së ka publikuar kohët e fundit ​​një raport mbi ndikimin e zgjerimit global të Kinës mbi mbrojtjen e ShBA-së. Në këtë dokument thuhet se Kina do ta rimarrë Tajvanin si një forcë kryesore drejtuese të modernizimit ushtarak, se ka krijuar shpejt një ushtri me forcë shkatërruese në det, tokë dhe ajër, se ka forcuar aftësitë lidhur me hapësirën e informacionin, si dhe fusha të tjera, në mënyrë që të imponojë vullnetin e saj në rajon e madje edhe më gjerë. Lidhur me këtë, zëdhënësja Hua Chunying tha:

"Ne jemi të mendimit se raporti i ShBA-së është i mbushur me mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe shpërfill faktet, duke spekuluar dhe komentuar në mënyrë të pabazë lidhur me rrugën e zhvillimit të Kinës, objektivat strategjikë dhe objektivat e mbrojtjes të Kinës. Disa prej akuzave madje janë shumë qesharake, shumë joprofesionale dhe Kina e kundërshton me vendosmëri këtë raport. Ne besojmë se marrëdhëniet ushtarake Kinë-ShBA kanë ruajtur zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm dhe kjo është në të mirë të dy vendeve e të botës. Shpresojmë se ushtria amerikane do të jetë racionale, do ta shohë në mënyrë të drejtë e objektive zhvillimin ushtarak të Kinës dhe do të ndërmarrë veprime konkrete për të ruajtur gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy ushtrive. "

Lidhur me problemin e Tajvanit të përfshirë në raport, Hua Chunying tha se çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës dhe shprehu shpresën se pala amerikane do t'i përmbahet në mënyrë rigoroze parimit të "Një Kinë" dhe do të ndërmarrë veprime konkrete për të ruajtur gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve Kinë-ShBA dhe paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore