Forumi Ekonomik Botëror pret më shumë angazhim dhe vizion nga liderët

2019-01-16 10:47:10 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ekonomik Botëror i 2019-s po pret një përfshirje më të madhe.

David Aikman, kryezyrtari përfaqësues i Forumit Ekonomik Botëror në Kinë, tha se liderët e globit do të nxiten të paraqitin të ardhmen e globalizimit në mbledhjen vjetore me temë "Globalizimi 4.0", e cila do të hapet më 22 janar në Davos të Zvicrës.

Ai shtoi gjithashtu se mjedisi në ndryshim në botë dhe natyra në ndryshim e teknologjisë kërkon nga udhëheqësit të tregohen më të hapur ndaj botës.

Mbledhja vjetore do të zhvillohet nga 22 deri më 25 janar në vendpushimin malor të Davosit në Zvicër, duke tërhequr një pjesë të madhe të elitës politike e të biznesit të botës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore