Macron-i: Në debatin kombëtar nuk do të ketë tema tabu

2019-01-16 10:42:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se në debatin kombëtar dymujor të nisur të martën, nuk do të ketë asnjë temë tabu, në përgjigje të lëvizjes së "Jelekëve të verdhë" që ka përfshirë gjithë vendin në javët e fundit.

Duke folur në një pallat sporti të mbushur plot me kryetarë qytezash e fshatrash në rajonin kryesisht bujqësor të Normandisë, kreu i shtetit i Francës u shpreh se do të dëgjonte pyetjet e paraqitura nga qytetarët.

"Të gjitha pyetjet janë të hapura. Kam renditur 35 pyetje dhe premtoj se të gjitha do të marrin përgjigje konkrete. Nëse ka pyetje të tjera të zgjuara që nuk i kam vënë re, do t'i marr edhe ato parasysh. Nuk do të ketë asnjë temë tabu ndërsa do të jemi duke folur," tha Macron-i.

Debati do të fokusohet në katër tema kryesore: taksat, energjia e gjelbër, reforma institucionale dhe shtetësia.

Katër javë pas mbylljes së debatit më 15 mars, Macron-i do të rikthehet me përfundimet që do të nxjerrë. (Fani/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore