Koreja e Jugut nuk e quan Korenë e Veriut "armike" në dokumentin për mbrojtjen

2019-01-16 10:24:09 CRI Komenti juaj Printoni

Në "Librin e bardhë të mbrojtjes kombëtare për vitin 2018", të publikuar të mërkurën nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, hiqet shprehja për Korenë e Veriut si "armike", ndërkohë që bëhen edhe ndreqje të tjera për terma ushtarakë lidhur me Korenë e Veriut.

Panmunjom

Në kapitullin për objektivat e mbrojtjes kombëtare të librit të bardhë, përcaktohen "të gjitha forcat që kanë kërcënuar ose dëmtuar sovranitetin, territorin, jetën e popullit ose sigurinë e pronës" të Koresë së Jugut si "armike", duke zëvendësuar shprehjen që Koreja e Veriut ishte "armiku".

Në librin e bardhë shkruhet gjithashtu se në vitin 2018 u mbajtën me sukses takimet mes Koresë së Jugut e Koresë së Veriut dhe mes Koresë së Veriut e ShBA-së, të cilat kanë krijuar një mjedis të ri sigurie për të realizuar denuklearizimin dhe për të formuar mekanizmin e paqes së përhershme në Gadishullin Korean. Një varg masash të nënshkruara dhe zbatuara nga departamentet ushtarake të të dy Koreve, si "Marrëveshja për zbatimin e Deklaratës së Panmunjom-it në fushën ushtarake", kanë ulur tensionet ushtarake dhe kanë hedhur bazën për të krijuar besimin e ndërsjellë mes të dy palëve. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore