Bolsonaro konfirmon tërheqjen e Brazilit nga Marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për Migrimin

2019-01-11 10:35:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Brazilit e ka tërhequr vendin e tij nga Marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për Migrimin, duke mbajtur premtimin e vet para marrjes së detyrës.

Jair Bolsonaro tha se politikat e migrimit duhet të përcaktohen në nivel kombëtar.

Largimi i Brazilit shënon mospranimin më të fundit të kësaj marrëveshjeje jodetyruese, e cila ka shkaktuar protesta veçanërisht nga politikanët e së djathtës ekstreme në Evropë.

Brazili ishte ndër 160 vendet që e nënshkruan marrëveshjen muajin e kaluar, kur në pushtet ishte administrata e kaluar.

Afro 30 vende, duke përfshirë ShBA-së, nuk kanë pranuar ta nënshkruajnë atë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore