Pompeo sqaron vendimin e tërheqjes amerikane nga Siria

2019-01-11 10:20:24 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Shtetit i ShBA-së Mike Pompeo konfirmoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke theksuar se kjo nuk do të thotë se do të ndalojë lufta kundër militantëve të IS-it në këtë rajon.

Pompeo i bëri këto komente në Kajro, pas takimin me presidentin dhe kryediplomatin egjiptian.

"Nuk ka asnjë mosmarrëveshje për këtë. Presidenti, ambasadori Bolton dhe unë kemi qenë shumë të qartë. Kërcënimi nga terrorizmi radikal islamik është real. Ne luftojmë kundër IS-it në shumë krahina të vendit (Sirisë). Angazhimi ynë për frenimin e rritjes së IS-it është real. Është e rëndësishme që ne ta vazhdojmë këtë. Do ta bëjmë këtë në një mënyrë të ndryshme në një vend të veçantë - në Siri ", shtoi Pompeo.

Ai nuk përmendi ndonjë afat për tërheqjen e të gjitha trupave ushtarake amerikane nga Siria, por vetëm u shpreh se vendimi "është marrë".(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore