Ngarkesat ndërkombëtare në sondën "Chang'e-4" hyjnë në funksionim

2019-01-11 10:17:41 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata Hapësinore e Kinës shpalli se sonda hënore "Chang'e-4" ka filluar detyrat e kërkimeve shkencore, që përfshijnë shumë vende e organizata.

Sonda zbriti në anën e pasme të Hënës javën e kaluar, për herë të parë në historinë e njeriut.

I gjithë misioni përfshin katër ngarkesa, të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar, duke përfshirë një gjurmues për rrezatim neutronesh nga Gjermania, një gjurmues me atome asnjanëse nga Suedia, si dhe pajisjet nga Holanda dhe Rusia në satelitin transmetues në shërbim të misionit.

Ndërkohë, NASA ka ofruar të dhënat e orbitës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore