Trump-i anulon udhëtimin për në Forumin e Davosit

2019-01-11 09:53:54 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi që do të anulojë vizitën e tij të planifikuar për në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që do të zhvillohet në fund të këtij muaji.

Trump-i u shpreh që shkaku kryesor për këtë është mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane.

Presidenti është i bllokuar në një gjendje ngërçi me demokratët e Kongresit mbi kërkesën e tij për mbi 5 miliardë dollarë amerikanë për një mur në kufirin ShBA-Meksikë.

Ndërkohë, lideri i shumicës në Senatin e ShBA-së Mitch McConnell po bllokon përpjekjet e demokratëve për një votim për rihapjen e qeverisë federale.

Demokratët kërkuan në Senat të enjten një votim mbi një sërë projektesh, që do të përfundonin mbylljen e pjesshme të qeverisë, e cila ka zgjatur për 20 ditë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore