Irani konfirmon arrestimin e një veterani të Marinës amerikane

2019-01-11 09:51:15 CRI Komenti juaj Printoni

Irani konfirmoi se ka arrestuar një veteran të Marinës amerikane.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit u shpreh se 46-vjeçari Michael R. White nga Kalifornia u arrestua vitin e kaluar në qytetin Mashhad. Ministria e ka njoftuar qeverinë amerikane nëpërmjet seksionit të interesave të ShBA-së në ambasadën e Zvicrës në Teheran.

Ministria e Punëve të Jashtme iraniane hodhi poshtë njoftimet e Perëndimit se kushtet e paraburgimit të White-it nuk janë të mira, por nuk ka bërë të ditur se çfarë akuzash janë ngritur kundër tij.

Departamenti i Shtetit i ShBA-së u shpreh se është në dijeni të këtij ndalimi. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore