Kina sot, vetëdija për mbrojtjen e pronësisë intelektuale është rrënjosur thellë te njerëzit

2019-01-11 19:48:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, drejtuesit e zyrave të pronësisë intelektuale në Kinë u mblodhën në Pekin për të bërë një përmbledhje të punës në vitin 2018 dhe për të diskutuar mbi detyrën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale sivjet, për të promovuar më mirë risitë teknologjike dhe zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë.

Pas 40 viteve të Reformës dhe Hapjes, sidomos që nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale në vitin 2008, forca gjithëpërfshirëse dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale të Kinës janë përmirësuar ndjeshëm. Në disa raste, presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar nevojën për të forcuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale, duke u shprehur se ky është përmbajtja më e rëndësishme për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave së pronësisë dhe nxitjen më të madhe të përmirësimit të konkurrueshmërisë ekonomike të Kinës.

Në fund të vitit 2018, numri i patentave të shpikjeve në Kinë (me përjashtim të Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit) arriti në 1.602 milionë, me një rritje prej 18.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Mesatarja e zotëruesve të patentave të shpikjeve arriti në 11.5 për 10 mijë banorë, organi legjislativ kinez përfundoi draftin e parë të projektamendamentit të "Ligjit për patentat" dhe paraqiti sistemin e "dëmet ndëshkuese" për shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa tarifat e përgjithshme e importit dhe eksportit të përdorimit të pronësisë intelektuale i kaluan 35 miliardë dollarët amerikanë.

Këto shembuj dhe të dhëna tregojnë se Kina është bërë një fuqi e vërtetë e pronësisë intelektuale dhe prapa kësaj është ndërveprimi pozitiv midis inovacionit dhe zhvillimit industrial. Të dhënat tregojnë se vlera e shtuar e industrive kineze me numër më të madh patentash përbën 12.4% të PBB-së.

Sivjet është viti i parë pasi Kina përfundoi reformën e institucioneve të pronësisë intelektuale. Mbledhja e drejtorëve kësaj here përcaktoi detyrat e këtij viti në nëntë aspekte, duke përfshirë përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë dhe efikasitetit të shqyrtimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, promovimin e përdorimit gjithëpërfshirës të të drejtave të pronësisë intelektuale, përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit publik të të drejtave të pronësisë intelektuale, forcimin e mbikëqyrjes së gjithanshme në këtë fushë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mbi të drejtat e pronësisë intelektuale.

Ndërsa kompanitë kineze po shkojnë gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, Kina gjithashtu shpreson që qeveritë e huaja të forcojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale të këtyre kompanive. Baza e të Dhënave të Patentave të ShBA-së publikoi një listë të patentave amerikane, që tregon se kompanitë kineze morën më shumë se 12 milionë patenta amerikane në vitin 2018, me një rritje prej 12% nga një vit më parë, duke vendosur një rekord historik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore