Numri i automjeteve në Kinë i kalon 200 milionët

2019-01-11 18:40:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Sigurimit Publik e Kinës njoftoi të premten që numri i makinave në vend i kaloi 200 milionët për herë të parë në vitin 2018 dhe automjetet me energji të reja u shtuan me 1.07 milionë gjatë gjithë vitit.

Sipas statistikave të Ministrisë, në vitin 2018 kishte 31.72 milionë automjete të reja të regjistruara në mbarë vendin, ndërsa numri i përgjithshëm i automjeteve arriti në 327 milionë, nga të cilat makinat e vogla të pasagjerëve i kaluan 200 milionët për herë të parë. Numri i drejtuesve të automjeteve arriti në 409 milionë, me një rritje mesatare vjetore mbi 30 milionë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Në të njëjtën kohë, numri i automjeteve me energjisë të reja arriti në 2.61 milionë, një rritje prej 1.07 milion në krahasim me vitin 2017, ose prej 70%. Sipas statistikave, numri i rritjes mesatare vjetore të automjeteve me energji të reja në pesë vjetët e fundit është 500 mijë, duke treguar një prirje përshpejtimi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore